Masakrat e Rahovecit: Nderohen martirët e dëshmorët e rënë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masakrat e Rahovecit: Nderohen martirët e dëshmorët e rënë (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 25.03.2023 20:47

Më 25 mars të vitit 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në Rahovec pati masakra të tmerrshme në tri fshatra njëkohësisht.

Në fshatin Brestovc ranë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, derisa tmerrin e njëjtë e përjetoi edhe Fortesa ku u vranë e masakruan plot 68 persona.

Hiç më lehtë nuk shpëtoi as fshati Celinë, ku serbët i morën jetën edhe 82 shqiptarëve të tjerë.

E këta qindra dëshmorë e martirë të vendit i kujtoi sot i pari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili bëri homazhe në të tri këto vende.

Ky kërkoi drejtësi për krimet që Serbia bëri në Kosovë, derisa ka edhe kritika për drejtësinë ndërkombëtare.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili tha se brezat e rinj do të ruajnë trashëgiminë e shtetit të Kosovës.

Nesër do të shënohet edhe përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe.