Masakra në Selenicë, autori del para Gjykatës NULL NULL 13.08.2018 11:34 13.08.2018 11:34 24-vjeçari, Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit. Prokurori i çështjes është Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj. Ndërkohë asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë në Gjykatë Ritvan Zykajn. Mungesa e avokatit bën që seanca të pezullohet derisa në krah të “monstrës së Selenicës” të përcaktohet një avokat kryesisht që të marrë çështjen e Zykajt, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë famijarë të familjes Hoxhallari që u vranë dhe më pas u dogjën në janar të këtij viti bëjnë apel për rikthimin e dënimit me vdekje, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.