Masakra në Mejë: 53 të akuzuarit në arrati, gjykohen në mungesë (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 20:20 16.06.2025 20:20 Gjykata Themelore e Prishtinës në njërën nga sallat e saj të hënën mbajti seancë fillestare. Por, të akuzuarit nuk ishin aty. Vetëm avokatët e tyre. 53 serbët e dyshuar se e kanë kryer Masakrën e Mejës së Gjakovës, nuk u paraqitën në gjykatore pasi autoritetet kosovarë nuk kanë arritur t’i kapin. Për Momir Stojanoviq e të tjerët, prokurori i rastit Ilir Morina, kërkoi që gjykimi të zhvillohet në këto rrethana me që janë harxhuar përpjekjet për praninë e të akuzuarve. Madje amini iu dha edhe nga gjyqtarja. Sipas aktakuzës, të pandehurit planifikuan vrasjen e mbi 100 personave dhe djegien e të gjitha shtëpive në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë policive serbë nga UÇK-ja. Trupat e 370 shqiptarëve të vrarë nga forcat e kryekriminelti Sllobodan Millosheviqit, u gjetën në Batajnicë të Serbisë. Më këtë rast të akuzuarit që debuan edhe 20 mijë banorë, ngarkohen për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025