Masakra e Rezallës: Si u ekzekutua 14-vjeçari “shpëtimtar”? (VIDEO) NULL NULL 05.04.2024 20:35 05.04.2024 20:35 Një nga 98 të vrarët në masakrën e Rezallës, më 5 prill 1999, ishte Burimi, 14 vjeç. Ditën fatkeqe, ai shkoi të provojë mos po mund ta shpëtojë nga ekzekutimi babain e tij, i cili me një grup tjetër të shqiptarëve, ishin marrë dhunshëm nga forcat serbe. Masakra e Rezallës është ndër më të rëndat e luftës së Kosovës për shkak të mënyrës si ishte kryer ajo, njofton KlanKosova.tv. Trupat e të pushkatuarve dhe të masakruarve në Rezallë ishin tentuar të fshehën. 44 nga ta janë dërguar në Serbi ndërsa 41 prej tyre u gjetën në varreza masive të këtij vendi. Kësaj masakre, në të cilën u vranë edhe të moshuar mbi 90 vjet, mbijetuan vetëm tre persona, Ismet e Sait Rukolli dhe Misin Deliu. Kronikë e zgjeruar nga gazetari Lirim Ramushi.