Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh NULL NULL 26.03.2026 11:29 26.03.2026 11:29 Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën nga forcat e regjimit serb. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se krimet nuk u fshehën, pavarësisht tentimit për të zhdukur provat, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh. “Duke i zhdukur provat menduan që do ta fshehin krimin, por rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh”, tha Latifi.