“Masakër e tmerrshme”: Katari dënon ashpër sulmin izraelit në shkollën e Gazës NULL NULL 07.06.2024 17:53 07.06.2024 17:53 Flamuri i Katarit (në të majtë), dhe ai i Izraelit (në të djathtë). Ministria e Jashtme e Katarit thotë se sulmi vdekjeprurës izraelit në shkollën e drejtuar nga UNRWA që strehon personat e zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat të Gazës është “një masakër e tmerrshme” dhe “një krim brutal” kundër civilëve të pambrojtur që shkel ligjin ndërkombëtar. Në deklaratën e saj, ministria përsëriti kërkesën e Katarit për një hetim të pavarur mbi sulmet izraelite dhe “shënjestrimin e vazhdueshëm të shkollave dhe strehimoreve për personat e zhvendosur”. Ajo gjithashtu i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë Izraelin në zhvendosjen “me forcë” të palestinezëve nga Gaza, raporton Klankosova.tv. Statement: Qatar Strongly Condemns Israeli Occupation’s Bombing UNRWA School in Gaza#MOFAQatar pic.twitter.com/78zERFwj7Y — Ministry of Foreign Affairs – Qatar (@MofaQatar_EN) June 7, 2024