Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Martohet me gruan 54 vjet më të vjetër sepse i pëlqen zëri i saj (FOTO)

NULL NULL
22.02.2017 21:30

Kur Sofian Loho Dandel mori një thirrje telefonike nga një grua e cila i kishte rënë numrit gabim, s’do ta imagjinonte se biseda do të zgjaste plot një orë dhe pas një viti nga ajo telefonatë ai do të martohej me atë grua.

Dandel, një 28 vjeçar i cili punon si mekanik në një garazh në Indonezi, kishte rënë në dashuri me zërin e Marta Potus saqë kishte vendosur ta takonte personalisht.

Mirëpo kur ai kishte shkuar te shtëpia e saj, s’mund ta besonte se gruaja që u paraqit në derë ishte një vejushë 82 vjeçare. Mirëpo tashmë ai kishte rënë në dashuri me gruan 54 vjet më të vjetër.

Dyshja bisedonin për orë të tëra në telefon.

Potu ishte një vejushë së cilës bashkëshorti i ka vdekur 10-të vjet më parë dhe kishte dy fëmijë që jetonin jashtë vendit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Dandel ishte shokuar kur e kishte parë gruan e moshuar, ngase ajo kurrë s’ia kishte treguar moshën e vërtetë, mirëpo ai tashmë kishte shfaqur tërë dashurinë që ndjente për të dhe fakti se ishte aq e vjetër, nuk ia ndryshonte pikëpamjen.

Sofian Loho Dandel, 28, married 82-year-old Martha Potu in Indonesia last week, a year after meeting when Potu accidentally dialed the wrong number and Dandel picked up the phone

lajme të ngjashme