Martohet kryeministri australian Albanese NULL NULL 29.11.2025 11:22 29.11.2025 11:22 Anthony Albanese u bë kryeministri i parë australian që lidhi kurorë ndërsa ishte në detyrë, pasi u martua me partneren e tij Jodie Haydon në një ceremoni private të shtunën. Dasma pritej gjerësisht të mbahej këtë vit, pasi Albanese i propozoi Haydon-it ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar. Por data dhe detajet e ceremonisë u mbajtën sekret, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Çifti u martua në një ceremoni të vogël në prani të familjes dhe miqve të ngushtë në The Lodge në kryeqytetin Canberra, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.