Martohet Ariana Grande NULL NULL 17.05.2021 22:18 17.05.2021 22:18 Këngëtarja 27-vjeçare, Ariana Grande thuhet se është martuar me Dalton Gomez , 25 vjeç, gjatë fundjavës pranë shtëpisë së saj në Montecito, California. Këtë e ka bërë të ditur një burim i afërt me fituesen e Grammy. Ai tha se ceremonia ishte e fshehtë dhe kishte shumë pak të ftuar, raporton DailyMail, transmeton KlanKosova.tv. Është e paqartë nëse ishte një vendim impulsiv, apo ata e kishin planifikuar ditën e madhe. Çifti u fejua pak para Krishtlindjeve dhe këtë e kishin bërë publike në rrjetet sociale.