Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Martins me dënim triumfon në Formula 2

NULL NULL
nga Naim Selmani 09.07.2023 13:58

Piloti francez Victor Martins ishte fantastik të dielën në garën Feature në kategorinë Formula 2 që u zhvillua në Britaninë e Madhe.

Piloti i ekipit Art Grand Prix e bëri të pamundurën për të arritur te fitorja e parë në Formula 2 përcjell klankosova.tv.

Kjo pasi ai u dënua me 5 sekonda por pavarësisht kësaj në rrugën drejt fitores ai i krijoi 7 sekonda dallim me pilotin e vendit të dytë.

Prandaj kjo e nxori atë fitues në shtegun Silverstone.

Në pozitën e dytë doli piloti Zane Maloney me ekipin Rodin Carlin.

Kurse treshen e podiumit e kompletoi piloti francez Theo Purchaire që po ashtu është pjesë e ekipit Art Grand Prix.

Por ky i fundit përfitoi shumë në luftën për titull pasi lideri doli jashtë.

Tani në renditjen e përgjithshme Fredrik Vesti i ka 135 vetëm 6 më shumë se ndjekësi Purchaire,  kurse Iwasa është i treti me 111 pikë.

lajme të ngjashme