Martin Zubimendi drejt Arsenalit NULL NULL 10.05.2025 13:01 10.05.2025 13:01 Martin Zubimendi. Foto: AP Arsenali ka arritur marrëveshjen për të transferuar mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad. Klubi londinez është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh, ndërsa vetë lojtari ka dhënë miratimin për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me Topçinjtë. Ky pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për sezonin e ri, me hapat formalë që do të pasojnë së shpejti. Zubimendi do të sjellë forcë dhe stabilitet në mesfushën e Mikel Artetës, teksa skuadra synon të rivalizojë seriozisht për titullin në Premier League dhe në Evropë.