Martin Garrix pas koncertit në Tiranë: Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit NULL NULL 07.07.2024 14:47 07.07.2024 14:47 Martin Garrix DJ me famë botërore, Martin Garrix është ndarë i kënaqur nga publiku shqiptarë. Pas performancës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, Garrix nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e tij momentet nga nata e elektrizuar. Madje, përmes postimit të tij në Instagram, ai tha se do të vizitojë sërish në Shqipëri. “Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit… Faleminderit për natën e paharrueshme”, shkroi Martin. Pos tjerash, Garrix gjatë performancës lëshoi për audiencën edhe ‘shotën’ shqiptare.