Martesa e çiftit të famshëm merr fund pas 21 vjetësh NULL NULL 11.06.2025 08:34 11.06.2025 08:34 Mbaroi… Pas 21 vitesh martesë, Scott Wolf dhe gruaja e tij, Kelley janë nisur drejt divorcit. Çifti shumëvjeçar u martua në vitin 2004 dhe janë prindër të tre fëmijëve të vegjël, Jackson, Miller dhe Lucy, transmeton Klankosova.tv. Kelley, 48-vjeçare konfirmoi ndarjen nga 57-vjeçari, përmes një postimi në Instagram. “Me zemër të rëndë, Scott dhe unë po ecim drejt shpërbërjes së martesës sonë. Ka qenë udhëtim i gjatë dhe i qetë për mua, i rrënjosur në shpresë, durim dhe kujdes për fëmijët tanë”, tha ajo. Kelley nuk zbuloi arsyen e ndarjes.