Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marsh për siguri në trafik, përkujtohen 112 viktima (VIDEO)

NULL NULL
15.11.2015 20:12

Më shumë se 100 jetë njerëzish humben në aksidente të ngjashme trafiku vetëm gjatë këtij viti në Kosovë.

Për të sensibilizuar opinionin për kujdes të shtuar në trafik në Prishtinë u shënua dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor,njofton Klan Kosova.

Përmes një marshi qendrës së kryeqytetit u përkujtuan saktësisht 112 persona që pësuan gjatë këtij viti në komunikacion.

Marshit iu bashkua edhe një grup çiklistësh, për të shënuar Ditën Botërore të përkujtimit e viktimave në rrugë.

Në këtë ditë që shënohet të dielën e tretë të muajit nëntor të rinjtë e organizatës ”Nisma Vetëdijësuese për çiklizëm”, inskenuan një rast aksidenti në rrugë.

Kronikë nga Flutra Nushi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.