Marrin flakë tre autobusë në Shkozë të Tiranës NULL NULL 24.12.2024 09:18 24.12.2024 09:18 Tre autobusë urbanë të linjës së ”ish-uzinës së autotraktorëve” u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës. Në momentin e ngjarjes, autobusët ishin të parkuar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, pasi ata janë shkrumbuar pothuajse plotësisht, transmeton klankosova.tv.. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme. Sipas A2CNN, zjarri fillimisht ka shpërthyer te njëri prej autobusëve dhe më pas është përhapur te dy të tjerët që ndodheshin pranë.