Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marrëveshje e re mes BE-së e Armenisë

NULL NULL
27.02.2017 22:46
The 16th regular congress of the Republican Party of Armenia took place at the Sports and Concert Complex after Karen Demirchyan

Bashkimi Europian dhe Armenia kanë arritur pajtueshmëri për një marrëveshje të re për forcimin e lidhjeve politike, më tepër se tri vite prej se Armenia ishte tërhequr nga një marrëveshje e tillë politike dhe tregtare, pasi ishte anëtarësuar në Unionin Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia.

Bisedimet për marrëveshje janë mbyllur sot gjatë vizitës në Bruksel të presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisian.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet më vonë këtë vit.

Në vitin 2013, Armenia kishte zhvilluar negociata për Marrëveshjen e Asocimit me BE-në, që përfshinte tregti të lirë, por u tërhoq nga ato po atë vit për shkak të presionit të Rusisë.

Negociatat e Armenisë për marrëveshje të re me BE-në filluan në dhjetor të vitit 2015.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.