Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marrëveshja për Asociacionin duhet  rinegociuar

NULL NULL
12.11.2015 08:19

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar përkohësisht Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka ngjallur idenë, që kjo Marrëveshje “problematike” të ringociohet edhe një herë. Derisa opozita kërkon zhbërjen komplet të saj, janë shtuar zërat, madje dhe ndërkombëtarët, që kësaj Marrëveshjeje t’i bëhet një “redaktim” në disa pika.

Madje, nëse Gjykata e hedh poshtë si antikushtetuese, kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero, pavarësisht implikimeve zinxhirë në proceset tjera, përfshirë edhe Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me Bashkimin Europian.

Sipas ekspertëve juridikë, cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai do të shikohet si i anshëm politikisht nga njëra apo tjetra palë. Prandaj, derisa Bashkimi Evropian po bën presion që Marrëveshja të implementohet, ekspertët juridikë kërkojnë nga Kushtetuesja që të kërkojë ndihmën e Komisionit të Venedikut. Kjo do t’i hapte rrugë anulimit të marrëveshjes në formën aktuale dhe të niste rinegocimi mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së për një marrëveshje të re.

E pikërisht këtë nuk e ka përjashtuar as raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Zëri.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.