Marrëveshja ekonomike e Washingtonit e pamjaftueshme për Çmimin Nobel, Reshat Sahitaj thotë se do duhej ujdi politike NULL NULL 11.09.2020 18:25 11.09.2020 18:25 Reshat Sahitaj nga Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë, po vlerëson se nominimi i SHBA-së, Kosovës e Serbisë për Çmimin Nobel, është rast unik dhe specifik që po ndodhë në historinë ballkanike. Kjo meqë sipas tij në Ballkan me shekuj pati konflikte, megjithatë shprehet skeptik se marrëveshja ekonomike është e mjaftueshme që Kosova si shtet ta fitojë Nobelin, njofton Klan Kosova. ”Nominimi i tri qeverive është një rast historik. Marrëveshja që është arritur në Ëashington është marrëveshje historike, pavarësisht se është ekonomike”. ”Ekonomia ka rëndësi dhe kjo është krejt normale, që ka arritur të propozohen këto qeveri për Çmimin Nobel të Paqes 2021”. Sahitaj thotë se për të fituar Nobelin, do duhej një marrëveshje politike e cila zgjidh përgjithmonë paqen e qëndrueshme në Ballkan. ”Kjo është pak e komplikuar sepse të nominuara janë Amerika, Serbia, Kosova bashkë. Por duke marrë për bazë, marrëveshja është ekonomike, që nuk zgjidh situatën politike të Kosovës, që nuk e zgjidh paqen e qëndrueshme”. ”Në Washington është një marrëveshje e përhershme, që patjetër duhet të respektohet. Por nuk është marrëveshje politike, ku njëherë e përgjithmonë instalohet paqja në Ballkan”. ”Po të ishte marrëveshje politike, padyshim që çmimi do t’i takonte shteteve pra Kosovës, Serbisë e SHBA-së”. Sa janë gjasat që këto shtete ta fitojnë këtë çmim? ”Shumë rrallë ndodhin këto që shtetet të propozohen për Nobel. Por shumë rrallë edhe fitojnë, pra gjasat janë shumë pak të fitohen sepse çmimi përcaktohet në individë”. ”Siç ishte rasti me Adem Demaçin, i cili ishte shumë afër fitores”. ”Shumë pak ka gjasa. Por nuk ma merr mendja se do të fitojnë sepse kjo është marrëveshje ekonomike. Pra po të ishte politike, do të kishte sukses”. ”Vetëm propozimi nuk ka peshë”. ”Sepse deri më 31 dhjetor mund të lëvizin shumë gjëra. Unë e di që akoma nuk kanë bërë aplikim. Ende nuk dihet se kush janë kundërkandidatët”. ”Ka tre ditë që është nënshkruar marrëveshja dhe të mbushet aplikimi e të dërgohen në Sudei”. Sa mund të jetë ideal për Nobel, Presidenti Trump? ”Donald Trump në Europë ka shumë kundërshtarë. Akademia e Nobelit vendos. Nobeli nuk është një institucion që mundesh me intervenu. E mbaj mend që Kina donte të fitonte Çmimin Nobel, ka dhanë edhe miliona, por Akademia e ka refuzu”. ”Nëse arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mes Palestinës dhe Izraelit, ka gjasa të fitojë”. Reshat Sahitaj foli edhe për rëndësinë e madhe nëse një shqiptar do të fitonte Çmimin Nobel, ndërsa sipas tij thotë se nuk sheh ndonjë personalitet të tillë, njofton Klan Kosova. ”Ta fitonte një shqiptar këtë çmim do të ishte shumë e bukur, e mahnitshme. Për ne do të ishte shumë mirë”. ”Por ta fitonte një shqiptar Çmimin Nobel është problem”. ”Sepse ne nuk kemi ndonjë personalitet sepse të gjitha personalitetet politike janë të lidhura ngushtë për partinë e vet, bëjnë punë më shumë rreth partisë së vet- por nuk bëjnë punë sepse ky çmim jepet për humanizëm, çështje humanitare”. ”E ku kemi ne njerëz? – sot për sot nuk kemi përveç Adem Demaçit që e kemi pasur, tash për tash nuk ka as në Kosovë as në Shqipëri”. ”Njeriu duhet me sakrifiku, Demaçi ka bërë sakrificë gjithë jetën. Ka qëndru 29 vjet në burg, kemi pasur fakte që kanë shërby në dobi të Demaçit”. ”Por sot nuk jam duke parë ndonjë personalitet shqiptar, i cili punon dhe meriton Çmimin Nobel”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 11 orë më parë