Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marotta: Pogba s’është në shitje

NULL NULL
17.06.2015 11:38
Bianconer-ët janë duke u përpjekur me të gjitha forcat për ta mbajtur francezin në Torino, por tani e kanë kundërshtuar mundësinë që ai të mbetet aty kundër dëshirës së tij.

Drejtori ekzekutiv i Juventus, Giuseppe Marotta, ka insistuar se Paul Poga nuk është në shitje, përveç nëse ai dëshiron të largohet nga Torino.

Pogba është ndër më të kërkuarit në botën e futbollit, me gjigandët si Barcelona, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Chelsea e Manchester City që kanë shprehur qartë interes për të nënshkruar me francezin.

Marotta ka përsëritur vazhdimisht se Juventus nuk ka kurrfarë dëshirë për ta shitur lojtarin, por tani ai e përmend si të rëndësishme edhe dëshirën e fubollistit.

“Ai është lojtar kyq i skuadrës”.

“Pogba nuk është në shitje, përveç nëse ai do të largohet. Por, ai nuk e ka thënë kurrë këtë gjë”.

Megjithë deklaratën e Marotta, duket i vështirë qëndrimi i Pogba në Torino, marrë për bazë intersi i madh i shprehur nga gjigandët evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.