Marku: Mi sillni të gjithë këtu, dua të boksoj në Shqipëri NULL NULL 21.11.2021 08:42 21.11.2021 08:42 Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur ta mbroj titullin në kategorinë IBF. Ai ka fituar ndaj Jorick Luisetton pas vendimit të gjyqtarëve. Marku pas meçit i ka falendëruar pjesëmarrësit. “Mbreti shqiptar” në një intervistë për Sky Sports ka shprehur deshirën e tij për të boksuar në Tiranë. ”Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”. “Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. Ju dua !”.