Marko Gjuriq: Po gjejmë mënyra si t’i furnizojmë serbët në veri të Kosovës NULL NULL 18/08/2019 18/08/2019 I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përkundër vendosjes së taksës, ata po arrijnë të gjejnë mënyra që t’i furnizojnë me mallra qytetarët serbë në veri të Kosovës. Në një intervistë në “Politika”, ai është pyetur se si Beogradi arrin t’i ndihmojë serbët në veri pas vendosjes së taksës prej 100 për-qind, njofton Klan Kosova. Ai nuk ka dashur të japë detaje të hollësishme duke thënë se kjo do mund të provokonte presione të reja. “Është e rëndësishme të keni bukë, qumësht, mish, miell dhe vaj”, ka thënë Gjuriq. klankosova.tv
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022