Marko Gjuriq i uron Bajramin qytetarëve të Kosovës NULL NULL 23.05.2020 14:10 23.05.2020 14:10 Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serb, Marko Gjuriq, u ka dërguar urimet e tij pleqve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë dhe pjesë të tjera të Serbisë me rastin e festës së Bajramit, njofton Klan Kosova. “Festat madhështore na sjellin mesazhe shpirtërore se drejtësia, mirëkuptimi, dashuria dhe bashkimi, vlerat tradicionale dhe të pandryshueshme, janë në themelet e Islamit. Duke i ushqyer këto vlera, le të gjejmë ndjenjat e harmonisë, dhembshurisë dhe tolerancës, të shtrijmë duart dhe të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, veçanërisht për të varfrit dhe të sëmurët, që gjithashtu do të jenë udhëzuesi ynë për afrimin, mirësinë dhe mëshirën”, tha Gjuriq. Ai gjithashtu shtoi se uron që pleqtë dhe të gjithë qytetarët e besimit islam që festat e ardhshme t’i kalojnë në paqe dhe prosperitet, shkruan Tanjug. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 15 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 30 minuta më parë