Marigona Sun – Lagjja me shtëpi të tipit të mbyllur që do të sjellë inovacion në ndërtimin urban modern në Kosovë! NULL NULL 09.07.2024 15:55 09.07.2024 15:55 E vendosur në mes të kodrave piktoreske të Prishtinës, në pikën më të lartë të ndërtimit në 801m lartësi mbidetare, vetëm 1km larg Marigona Hill, banorët e ardhshëm të shtëpive në Marigona Sun do të shijojnë jo vetëm elegancën, intimitetin dhe infrastrukturën bashkëkohore, por edhe cilësinë e ajrit të pastër që fryn nga Parku i Gërmisë dhe liqeni i bukur i Badovcit, dhe do kenë përballë pamjet panoramike të kryeqytetit tonë. Marigona Sun është lagje e tipit të mbyllur, me 157 shtëpi, ku siguria dhe privatësia përbëjnë elemente kruciale në dizajnimin e projektit. Lagjja do te jetë e pajisur me sistemet më të avancuara të sigurisë dhe porta kalimi në secilën hyrje dhe dalje. Lagjja është habitat i njësive të ndryshme të banimit të ndara në 7 tipologji të veçanta, për ti plotësuar kërkesat e secilit pronar duke tejkaluar limitet e imagjinatës në funksionalitet dhe estetikë. Të gjitha shtëpitë do ndërtohen si objekte skulpturore në harmoni me terrenin dhe natyrën, me kulme të rrafshëta për të krijuar pamje të pakufizuar dhe që objektet të bëhen një me mjedisin. Shtëpitë që fillojnë nga 318m2 deri në 870m2 ofrojnë formësim dhe përjetim spektakolar. Karakterizohen nga një frymë ultra-moderne minimalizmi duke e bërë lagjen thjeshtë të papërsëritshme. Shtëpitë janë projektuar për të ofruar një përvojë ekskluzive jetese me parametrat më bashkëkohorë dhe teknologjinë e fjalës së fundit, ku secila njësi banimi posedon hapësira me fokus në funksionalitet dhe elegancë të pakontestueshme. Shtëpitë përfshijnë hapësira të gjëra dhe bashkëkohore qëndrimi ditor me kuzhinë dhe tryezari me dizajn që maksimizojnë dritën dhe ajrosjen natyrale të secilit cep, hapësira rekreative, zyrë ose spa, hapsira të mëdha të dhomave të gjumit secila me tualete të veçanta, galeri që lidhin të gjitha etazhat e kateve për pamje madhështore dhe lidhje direkte të niveleve të shtëpisë me terrasat e mëdha dhe kopshtet e bukura me mundësi për pishinë të gjerë ku secili detaj është i kuruar. Marigona Sun është e projektuar të ketë një sistem infrastrukturor me standardet më të larta bashkëkohore që përfshin parkingjet e bollshme private dhe kolektive, ndriçimin e mençur, sisteme të avancuara të sigurisë si dhe shërbime cilësore të tjera për të përmbushur nevojat e banorëve. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjelbërimit në lagje. Për këtë qëllim janë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë – botanistë të fushës të cilët kanë përzgjedhur me kujdes mbjelljen e një laramanie bimësie dhe drunjësh që i përshtaten më së miri klimës dhe tipologjisë gjeologjike të vendit, për të siguruar gjelbërim të vazhdueshëm dhe ajër më të pastër gjatë gjithë stinëve të vitit. Marigona Sun do të jetë një testament për inovacionin, luksin dhe angazhimin e thellë për të vendosur standarde të reja të peizazhit urban. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025