Marigona Hill Prishtina, Kampione e Kosovës U16 NULL NULL nga Jon Ajeti 06.06.2021 17:02 nga Jon Ajeti 06.06.2021 17:02 Klubi i basketbollit Marigona Hill Prishtina ka triumfuar në finalen e Superligës U16, duke mundur në finale Vushtrria Basket Ndeshjen më mirë e nisi skuadra prishtinase, duke fituar çerekun e parë 23:16, kurse lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, 17:16, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 40:32, njofton Klan Kosova. Ndwrkohe shkëputja e madhe u bë në periudhën e fundit dhe Marigona Hill Prishtina nw fund triumfoi 89:57. Medaljen për skuadrat finaliste i ndan Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Artina Hasani, Menaxhere e Zyrës Ekzekutive të FBK-së, kurse Kupën ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Në ndeshjen për vendin e tretë, Megasport ka mundur M Junior Prishtinën 46:85. Marigona Hill Prishtina ishte kampione e Kosovës për U14 dhe finaliste në U18.