Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mariah Carey paditet me 20 milionë dollarë për “All I Want for Christmas Is You”

NULL NULL
04.06.2022 14:14

Kuantautori Andy Stone pretendon se ka shkruar një hit në vitin 1989 dhe nuk ka dhënë kurrë leje që ajo të përdoret.

Mariah Carey është paditur me 20 milion dollarë për shkelje të dyshuar të të drejtave të autorit mbi këngën e saj hit “All I Want for Christmas Is You”.

Këngëtarja dhe bashkautori i saj Walter Afanasieff, përmenden të dy në padinë, e cila është ngritur nga kantautori Andy Stone.

Carey e publikoi këngën në vitin 1994 si pjesë e albumit të saj Merry Christmas dhe ajo ka vazhduar të njihet si një nga hitet më të njohura festive.

Në dokumentet ligjore të paraqitura në gjykatën e qarkut të ShBA-së në distriktin lindor të Luizianës, Stone pretendon se ai e ka shkruar këngën në vitin 1989 dhe nuk ka dhënë kurrë leje që ajo të përdoret.

Dokumentet, të marra nga PA Media, thonë se Carey dhe bashkëpunëtorët e saj me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht u angazhuan në ‘një fushatë’ për të shkelur të drejtat e autorit të Stone për këngën.

Merry Christmas u publikua nga Columbia Records më 1 nëntor 1994 dhe u bë albumi më i shitur i Krishtlindjeve në ShBA i të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën.

lajme të ngjashme