Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marchisio kthehet ndaj Bayern

NULL NULL
25.02.2016 14:25

Kontrollet mjekësore kanë përjashtuar ndonje dëmtim për Claudio Marchision edhe pse ky i fundit do të qëndrojë jashte fushe spër 7 ditë duke humbur kështu sfidën e dyfishtë ndaj Interit në kampionat dhe në Kupën e Italisë, por jo ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Mynihut për 1/8 e Champions Leagueas, takim që do të luhet në 16 Mars.

Nga kontrollet e kryera u konstatua se mesfushori i Bardhezinjve kishte pësuar vetëm një mbingarkesë muskulare në kofshën e majtë.

Lodhja e detyroi 30 vjeçarin t’i linte vendin Hernanes gjatë pushimit së Juventus – Bayern Munich.

Ky i fundit duket si zgjedhja më e mundshme për trajnerin Allegrin për të zëvendësuar Marchision edhe për ndeshjen e së dielës kundër zikaltërve.

Për derbin e Italise, trajneri i Juventusit nuk do te kete ne dispozicion as Khediran, ndërkohë që rikthehen të gatshëm si Chiellimi ashtu dhe Alex Sandro.

lajme të ngjashme