Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maraklitë e Kerreve “pushtojnë” rrugët e Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
08.08.2019 14:43

Shumica e njerëzve janë adhurues të makinave të bukura.

Shpesh gjatë bisedave mes tyre komentohen markat e veturave cila është më e mira dhe më e bukura, dhe cilat kishin pasur dëshirë që t’i kenë.

Veturat janë pjesë e të gjithëve pa marrë parasysh moshën, për dikë është nevojë e për dikë edhe pasion.

Dashuri dhe pasion është për grupin e famshëm ” Marakli t’kerreve”, që ka mbi 90 mijë anëtarë.

Në tubimet e tyre që janë të shpeshta shohim modelet më të fundit të markave më në zë të veturave.

Modelet më ekskluzive nga McLaren, Lamborghini, Nissan GT-R, Audi, Porsche dhe BMW, ishin në mesin e këtyre makinave që tregojë fuqinë, duke lëvizur me shpejtësi nëpër rrugë.

Jo rrallëherë ata me plot kuptimin e fjalës i kanë pushtuar rrugët e Kosovës.

Ata janë kudo që i kërkojmë.

Një anëtar i këtij grupi mund të dallohet shumë lehtë në rrugë, pasi në veturat e tyre kanë të ngjitura llogon e këtij grupi, e që është një timon me dy duar.

Organzimi i fundit ishte në një qendër tregtare në Prishtinë, nën titullin ‘Fast and Furios Meeting’, ku kishte show të veturave, tym nga to dhe pije e muzikë.

Anëtarët e këtij grupi vijnë nga e gjithë shqiptaria, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Lugina e Preshevës, dhe e gjithë diaspora kudo nëpër botë.

Disa prej kerreve të Maraklive nga diaspora. ❤Faleminderit, për prezencën tuaj në eventet tona. 🙏Shijojeni . . . ⤵️

Publiée par Marakli t'kerreve sur Mercredi 7 août 2019

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.