Maqedonia zyrtarisht kundërshtare e Kosovës në Ligën e Kombeve NULL NULL 16.11.2019 22:45 16.11.2019 22:45 Kombëtarja e Maqedonisë Veriore do të jetë kundërshtarja e radhës për Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Maqedonia Veriore ka pësuar humbje 2:1 në përballjen kundër Austrisë, duke shuar edhe matematikisht shpresat për kualifkimi përmes eliminatoreve. Golat e David Alba në minutën 8-të dhe Stefan Lainer në minutën 48-të i dhanë fitoren kombëtares së Austrisë. Austria tashmë numëron 19 pikë në pozitën e dytë në tabelë, duke siguruar një biletë për Euro 2020. Maqedonia Veriore mbetet në kuotën e 14 pikëve, edhe zyrtarisht jashtë garës. Shpresa e vetme e tyre tashmë mbetet Liga e Kombeve, ku përballë do të kenë Kosovën, më 26 mars. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë