Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedoni: Zgjerohen protestat

NULL NULL
08.05.2015 08:28

Në rrjetet sociale janë bërë njoftime  se gjatë ditës së sotme do të protestohet edhe në Sveti Nikollë, Shtip, Ohër, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Shkup.

Organizatorët bëjnë të ditur se do të protestohet kundër brutalitetit policor, duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Martin Neshkovski dhe kërkojnë një hetim të ri për aksidentin tragjik që vrau gazetarin Nikola Mlladenovin, transmeton TetovaSot.

“Pas ngjarjeve të së dielës, publiki mi regjistrimeve ku konfirmohet fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nga ana e qeverisë, dhe protestës në Shkup, edhe Ohri do të bashkohet protestës kundër brutalitetit policor! Ohri me krenari qëndron në Shkup, Manastir, Prilep, Strumicë, Kumanovë dhe Kavadar, të gjithë në solidaritet për një të nesërme më të mirë! ” thuhet në njoftimin për protestë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.