Maqedoni: Ndërrojnë jetë katër pacientë me koronavirus – arrin në 38 numri i viktimave NULL NULL 13.04.2020 12:28 13.04.2020 12:28 Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus. Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoni. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38.