Maqedoni e Veriut: Ziberi në Kadastër, Memishi tek BZHR, kurse Xhemaili në Investimet e Huaja NULL NULL 05.07.2024 20:47 05.07.2024 20:47 Qeveria në Maqedoni të Veriut në mbledhjen e sotme ka bërë emërimet e para të drejtorëve nga koalicioni VLEN. Siç njofton zhurnal.mk, Amet Ziberi u emërua u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, Daut Memishi në detyrën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit në Byronë e Zhvillimit Rajonal, ndërsa Refik Xhemaili u emërua ushtrues detyre Drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.