Maqedoni e Veriut: 37 raste të reja me COVID-19, gjashtë viktima NULL NULL 07.09.2020 14:43 07.09.2020 14:43 Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19, njofton Ministria e Shëndetësisë. Kurse, si pasojë e këtij virusi në këtë vend kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, transmeton Klan Kosova. Ndërsa numri i të shëruarve gjatë periudhës së njëjtë kohore në Maqedoni të Veriut shkon në shifrën 251. Deri më tani janë bërë gjithsej 158.003 testime për COVID-19, me 15.127 raste pozitive që nga fillimi i kësaj pandemie në këtë vend.