Maqedoni e Veriut, 24 të vdekur dhe një mijë e 112 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut, 24 të vdekur dhe një mijë e 112 raste të reja me COVID-19

NULL NULL
1 javë më parë

Në 24 orët e fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 1.112 raste pozitivë me COVID-19. Po ashtu, kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 709.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-321, Kumanovë 69, Dibër 10, Shtip 38, Prilep 77, Tetovë 79, Strugë 44, Veles 44, Manastir 65, Ohër 36, Kavadar 26, Gostivar 60, Gjevgjeli 19, Strumicë 35, Kriva Pallankë 7, Radovish 6, Krushevë 3, Koçani 44, Probishtip 6, Demir Hisar 5, Makedonski Brod 1, Pehçevë 1, Berovë 23, Valandovë 12, Vinicë 11, Dellçevë 13, Kratovë 2, Sveti Nikollë 5, Kërçovë 12, Resnje 16, Negotinë 22, transmeton Klan Kosova

Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe 70 vjeçare), një viktimë është nga Kumanova (64 ), një nga Shtipi (87), tre nga Prilepi ( të moshës 69, 45 dhe 79 vjeçare), dy nga Tetova (41 dhe 65 vjeç), dy nga Velesi (81 dhe 61 vjeçar), pesë viktima nga Manastiri ( të moshës 70, 91, 48, 60 dhe 73 vjeçare), një pacient nga Ohri (89 vjeçar), një nga Kriva Pallanka (47 vjeç), një nga Krusheva (60 vjeç), një nga Koçani (41 vjeç), një nga Makedonski Brodi (40 vjeç) dhe një pacient nga Vinica (66 vjeçar). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Sipas statistikave të fundit, nga 54,743 persona të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.511 e kanë humbur jetën, 32.366 pacientë janë shëruar ndërsa numri rasteve aktive arrin në 20.866 persona, shkruan Alsat M.