Maqedoni e Veriut: 21 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 13.07.2021 13:01 13.07.2021 13:01 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 227 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë nga virusi korona dhe nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 823 raste me virusin korona, janë shëruar 150 mijë e139 pacientë, 5 mijë e 487 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 197 raste aktive.