Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedoni e Veriut: 145 raste të reja me COVID-19, dy viktima

NULL NULL
02.09.2020 16:10

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 145 persona, ndërsa shërim kanë gjetur 216 të tjerë.

Numrin më të madh të rasteve pozitive e ka Shkupi (32) i pasuar nga Kumanova (15), transmeton Klan Kosova.

Kurse, gjatë periudhës së njëjtë kohore, si pasojë e virusit në fjalë, kanë ndërruar jetë dy persona.

Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 151.706 teste për COVID-19. Ndërsa i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara  që nga fillimi i epidemisë është 14,600, numri i pacientëve të rikuperuar është 11,741, numri i atyre që humbën jetën është 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2253.

lajme të ngjashme