Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedoni: Deklarata e parë e përbashkët nga takimi i liderëve

NULL NULL
14.05.2015 18:38
Derisa gazetarët në Shkup po e presin rezultatin e takimit të liderëve që pritet të sjellë ndonjë propozim për dalje nga kriza e gjithmbarshme në të cilën gjendet vendi, nga salla ku mbahet takimi u lëshua një deklaratë e përbashkët e liderëve të katër partive më të mëdha të Maqedonisë.

“Në një javë të rëndë për shtetin u takuam për t’u dhënë përkrahje të përbashkët vlerave demokratike, përfshirë të drejtën për protesta të qeta dhe dënimit të dhunës pavarësisht se a bëhet me qëllime kriminale apo politike. Ne gjithashtu ramë dakord që të vazhdojmë me dialogun për avancimin e agjendës euroatlantike në të mirë të qytetarëve.

Në një takim për të gjetur zgjidhje për krizën e rëndë në të cilën gjendet vendi, sot në Shkup u tubuan liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDME-së, BDI-së dhe PDSh-së, respektivisht Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Tash për tash nuk dihet nëse pas takimit liderët politikë do të japin deklaratë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.