Maqedonci e Jashari takohen me Kasanofin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike NULL NULL 14.01.2025 18:39 14.01.2025 18:39 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimi është ritheksuar vazhdimi i mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike. “Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Maqedonci e Jashari gjatë ditës janë pritur në takim edhe nga Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025