Maqedonci e dekoron me medalje atasheun ushtarak në largim të Gjermanisë NULL NULL 13.04.2024 13:46 13.04.2024 13:46 Maqedonci pret në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Gjermanisë, e dekoron me “Medalje për shërbim të shquar” Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Franz Jozef Nolte. Kështu bëri të ditur ministria, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv. Me këtë rast, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes realizimit të planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe thellimit të bashkëpunimit me këtë shtet, Maqedonci e dekoroi me “Medalje për shërbim të shquar”. “Ministri i uroi suksese nënkolonelit Nolte, në detyrën e tij të re, ashtu si dhe pasuesit të tij, nënkolonel Oliver Palkoëisch, i cili është atasheu i parë rezident në Kosovë, i emëruar nga Republika Federale e Gjermanisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.