Manxhuka: Deri më tani bashkëatdhetarët kanë kontribuar me mbi 200 mijë euro NULL NULL 15.04.2020 19:36 15.04.2020 19:36 Para disa ditësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, iu ka bërë thirrje diasporës që të kontribuojnë në një fond të themeluar nga qeveria për luftimin e pandemisë Covid-19. Në ditën e parë ishim grumbulluar 100 mijë euro. Ndërkaq, deri sot janë 204 mijë e 704 euro, të donuara nga bashkëardhetarët tanë, kundër koronavirusit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes. “Mërgata që nga momenti kur është publikuar thirrja ka vazhduar me dhurimin e të hollave në thesarin e shtetit për të ndihmuar përballimin me pandeminë. Në ditën e parë kishim afro 100 mijë euro teksa sot deri tash kjo shifër e kontributeve nga bashkatdhetarët ka arritur në 204 mijë e 740 euro”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025