Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Peja poetike” me poezi e muzikë në Rugovë (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 20:35

Poezitë i kanë të ndryshme por dashurinë për t’i shkruar të njëjtë.

Kësisoj të shtunën pranë Bjeshkëve të Rugovës jehoi  tingulli i vargjeve që u prezantuan në një mbledhim me shumë epitete.

Manifestimi letrar Poetik Tradicional Ndërkombëtar miqësor mbajti edicionin e 15 të “Pejës poetike”

Edhe kësaj radhe atje u mblodhën poetë e poete nga të gjitha trojet shqiptare.

Çmimin kryesor e fitoi Alketa Spahiu, me poezinë “Shkëlqimi final”.

Ndërkohë, në mesin e shumë emrave që u dekoruan, një motivacion e patën edhe për Klan Kosovën

Në këtë manifestim u prezantuan edhe pika artistike e muzikore, ku poetët dëshmuan se dinë edhe të vallëzojnë mirë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.