Mane: Ndaloni gjuhën bullizuese, ju ndjekin edhe moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre (VIDEO) NULL NULL 08.12.2023 23:03 08.12.2023 23:03 Në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, këtë të premte, opinionisti Bledi Mane, u ka dhënë banorëve një këshillë. Ai i ka sugjeruar ata që të largohen nga gjuha bullizuese, derisa e ka përmendur faktin se BBVK ndiqet nga miliona shqiptarë. “Kam dëgjuar këtë javë bullizime pafund, kam filluar të dyshoj – a bullizoni edhe jashtë kështu dhe nga inati keni ardhur në shtëpi? Ju duhet të jeni shembull i luftës kundër bullizimit, duke e ditur se shikoheni dhe dëgjoheni nga miliona shqiptarë kudo, dhe nga moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre”, ka thënë ai pos tjerash. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.