Manchester City shkruan historinë, shpallet kampion për herë të katërt me radhë në Premierligë NULL NULL 19.05.2024 19:04 19.05.2024 19:04 Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e hapi sulmuesi anglez, Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 2’të dhe të 18’të, i asistuar nga Silva dhe Doku. Derisa, golin për 3:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri. Kujtojmë që ky është titulli i katërt radhazi i Cityt, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në futbollin anglez. Derisa, Arsenali nuk e ka fituar titullin e Premierligës për 20 vjet. FULL-TIME | CHAMPIONS AGAIN!!!! 🏆 🩵 3-1 ⚒️ #ManCity | @okx pic.twitter.com/QOtkJQuR1S — Manchester City (@ManCity) May 19, 2024