Manchester City mund të mbetet jashtë ‘TOP-4’ në Premier League NULL NULL 15.03.2025 19:40 15.03.2025 19:40 Është kampion në fuqi, por vetëm si i tillë nuk po shfaqet në fushë! Manchester City ka dështuar sërish të fitojë, duke barazuar 2-2 me Brighton, njofton Klankosova.tv. “Qytetarët” realizuan tri nga katër golat e këtij ballafaqimi, veçse njërin në portën e gabuar. Erling Halaand nga penalltia i kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 11-të. Mysafirët barazuan shpejtë, ku pa kaluar dhjetë minuta të plota, Pervis Estupinan neutralizon gjithçka. Insistimi i “Citizns” vazhdoi, andaj Omar Marmoush sërish ngriti në këmbë tifozët në stadiumin “Etihad”. 2-1 përfundoi pjesa e parë, por për ekipin e Pep Guardiolas, e dyta nuk nisi mirë. Që në minutën e tretë të këtij fraksioni, Abdukodir Khusanov shënon ‘autogol’, duke barazuar shifrat në 2-2, e që do të ishte në fund rezultati përfundimtar, raporton Klankosova.tv. Pas këtij hapi fallso, Manchester City ngelet një pikë prapa vendit të katërt, të cilin aktualisht e mban Chelsea, me 49 pikë. “Blutë” e luajnë nesër derbin e kryeqytetit me Arsenalin dhe nëse fitojnë, do të shkëputeshin edhe më, për t’ia vështirësuar shumë Cityt, kualifikimin në Ligën e Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days