Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manchester City, gati për epokën pas Pep Guardiolës

NULL NULL
13.11.2025 14:42
Pep Guardiola. Foto: AP

Në Angli po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e Pep Guardiolës nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Pas gati një dekade dominimi, ku katalanasi fitoi gjashtë tituj të Premier League dhe një Champions League, City po përgatitet për një ndryshim historik.

Sipas mediave britanike, klubi ka përzgjedhur tre kandidatë kryesorë për ta pasuar Guardiolën: Vincent Kompany, aktualisht trajner i Bayern Munichut; Roberto De Zerbi, që drejton Marseillen; dhe Andoni Iraola, trajneri i Bournemouthit.

Kompany shihet si njeriu i vazhdimësisë, De Zerbi si trajneri me filozofi të ngjashme me Guardiolën, ndërsa Iraola vlerësohet për stilin modern dhe agresiv të lojës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme