Manchester City deklason Liverpoolin, i dërgon sinjal Arsenalit NULL NULL 01.04.2023 15:27 01.04.2023 15:27 Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Liverpoolit, me rezultat 4-1, në kuadër javës së 29-të në Premier League. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në “Etihad”, me golin e Mohamed Salah, në minutën e 17’. City nuk vonoi shumë dhe e barazoi rezultatin me anë të Julian Alvarezit, në minutën e 27’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë, City e përmbysi rezultatin me anë të Kevin De Bryunes. Vetëm gjashtë minuta më vonë Ilkay Gundogan e trefishoi epërsinë për Qytetarët. Jack Grealish me golin e katërt në minutën e 74’ vulosi fitoren e Cityt. City pas fitores mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, pas 28 ndeshjeve, pesë pikë larg Arsenalit. Ndërkohë Liverpooli renditet në pozitën e gjashtë me 42 sosh. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.