Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manastirliu apel qytetarëve që nuk janë vaksinuar

NULL NULL
21.07.2021 11:57

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti, e cila shërben si vaksinatore në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh.

“Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht”, shkruan ajo, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar Manasitirliu shkruan se koha është tani që të marrin dozat e vaksinës anti COVID.

“Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan më tej Manastirliu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.