Man Utd të gatshme 60 mln euro për yllin e Sportingut NULL NULL 10.10.2025 16:56 10.10.2025 16:56 Manchester United po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për të transferuar mesfushorin danez të Sporting Lisbonës, Morten Hjulmand. 26-vjeçari, kapiten i Sportingut dhe pjesë e kombëtares së Danimarkës, po kalon një formë të shkëlqyer në Portugali dhe shihet si përforcim ideal për mesfushën e “Djajve të Kuq”. Trajneri i ri i Unitedit, Ruben Amorim, e njeh mirë Hjulmandin nga koha e përbashkët në Lisbonë, gjë që mund të lehtësojë transferimin. Përveç Unitedit, interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Juventus dhe Tottenhami.