Man City reagon pas vdekjes së boksierit Hatton NULL NULL 14.09.2025 15:33 14.09.2025 15:33 Ish-boksieri, Ricky Hatton ishte një mbështetës i përjetshëm i Manchester City dhe klubi ka bërë një deklaratë pas vdekjes së boksierit në moshën 46-vjeçare. “Ricky ishte një nga mbështetësit më të dashur dhe të nderuar të City-t. Ai do të mbahet mend gjithmonë”, shkruhet në deklaratë. Hatton u ndesh me Juan Lazcanon në stadiumin Etihad, shtëpia e Man Cityt. “Të gjithë në Klub dëshirojnë t’u dërgojnë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të tij në këtë kohë të vështirë”. Klubi shton se do të mbajë një “minut heshtje” në derbin e sotëm kundër Manchester United. /Klankosova.tv