Mamusha pa falje të namazit e vizita, nuk mungojnë kurbanët e bakllava (VIDEO) NULL NULL 31.07.2020 20:39 31.07.2020 20:39 Ndërkohë në Mamushë, vend ky i banuar nga komunitetit turk, kishte pak qarkullim në festën e Kurban Bajramit. Shumica e atyre që dilnin, vinin të vizitonin varrezat, ku pushojnë trupat e të dashurve të tyre. Kjo atmosferë, po u duket e zbehtë banorëve në krahasim me atë të festave të kaluara Megjithatë, në shtëpitë e myslimanëve nuk munguan kurbanët e bakllavatë, njofton Klan Kosova. Rrugët e Mamushës në këtë kremte po i shëtiste edhe një dash, i cili si duket po i ikte therjes, pasi për këtë fest sakrifikohet ndonjë kafshë për Zotin. Kronikë e gazetarit Drin Demiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 orë më parë