Maltë: Kamarieri shqiptar shpëton të moshuarën nga ngufatja NULL NULL 21.06.2022 17:00 21.06.2022 17:00 Endri Demaj, para disa ditësh, ka bërë një akt heroik në lokalin ku punon si kamerier. Demaj e ka shpëtuar një grua të moshuar nga ngufatja. Ngjarja ka ndodhur në Maltë në një lokal në zonën “Ghar Lapsi”. Shqiptari u njoftua se një kliente po mbytej me ushqimin që po konsumonte. Ai nxitoi dhe arriti ta shpëtonte 73-vjeçaren Patricia Neto, shkruan TVM News, përcjell Klankosova.tv. Neto deklaroi se nuk merrte frymë por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së kamerierit shqiptar, shpëtoi. Vajza e 73-vjeçares, Carole Khosla, falënderoi publikisht Endri Demajn përmes rrjetit social në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, kishte shkruar ajo.